Skuadra e njohur angleze, Norwich City, ka firmosur me futbollistin e Kombëtares së Kosovës, Milot Rashicën.
Ndërkombëtar i Kosovës, në moshën 24 - vjeçare, i bashkohet për një tarifë të pazbuluar dhe ka firmosur marrëveshje katërvjeçare.
Rashica arritur pas tre sezonesh e gjysmë duke luajtur në kampionatin kryesor të futbollit gjerman me Werder Bremenin.
Gjatë kohës së tij me Bremenin shënoi 27 gola në 100 paraqitje në të gjitha garat”, shkruan mes të tjera Norwich.