Fituesi i Kupës së Kosovës, Llapi nga Podujeva, zhvendoset në Ohër, ku do të përgatitet për ndeshjet evropiane përkatësisht kundër Shkupit.
“Paraditen e sotme, skuadra e Llapit ka udhëtuar drejt qytetit të Ohrit për të zhvilluar fazën e fundit përgatitore prej 8 ditësh para ndeshjeve ndërkombëtare.
Ekspedita e skuadrës e përbërë nga 35 persona është akomoduar në Hotel Belvedere në Ohër.
Sot nga ora 19:00 skuadra e Llapit mban seancën e parë stërvitore, kurse nesër zhvillon ndeshje kontrolluese ndaj skuadrës së Dritës.
Falënderojmë sponzorin gjeneral, agresionin turistik, Zhitia Turist për transportin e skuadrës nga Podujeva në Ohër”, - njofton KF Llapi.