Kryetrajneri i Gjilanit, Ismet Munishi, njihet për deklarata të nxehta në opinionin sportiv, kësaj radhe befason edhe me një postim në profilin e tij në facebook.
Ai thotë se me kalimin e reprezentuesit të Kosovës, Milot Rashica të Norwich-i, do të jetë tifoz i kësaj skuadre.
“Zyrtarisht jam tifoz me Norwich-in .
Urime Milot”, ka shkruar Munishi.
Duhet theksuar se në edicionin 2013-2014, Munishi ka qenë kryetrajner i Llamkos Kosovës nga Vushtrria dhe së bashku me Milot Rashicën u shpallën kampion të Kosovës.