Hakan Calhanoglu ëshytë fare pran zyrtarizimit si lojtar i Interit. Së fundi ai lëshoi një video që tregon disa nga momentet kryesore të tij sa ishte në Milan duke falënderuar klubin kuqezi përpara transferimit të tij në Inter.
Klipi përfshin prezantimin e tij në vitin 2017 pas nënshkrimit nga Bayer Leverkusen për 23 milionë euro plus disa bonuse, disa nga golat dhe festimet e tij në fanellën e “Rossonerëve”.
Mesazhi i tij thotë: "Faleminderit për gjithçka Milan."
Ai largohet nga klubi si një lojtar i lirë për t'u bashkuar me rivalët e tyre Interin, të cilët i kanë ofruar një pagë prej 5 milionë euro në sezon krahasuar me 4 milionë eurot e propozuara për të rinovuar me “Rossonerët”.