Sa i kushtoi Rashica skuadrës së njohur angleze?

Futboll

Sa i kushtoi Rashica skuadrës së njohur angleze?

Më: 22 qershor 2021 Në ora: 18:26
Sa i kushtoi Rashica skuadrës së njohur angleze?

9.4 milionë funte, apo rreth 11 milionë euro – kaq e ka blerë Norëich City Milot Rashicën nga Werder Bremen.

Milot Rashicës i është realizuar ëndrra që të luajë në Premierligë. Edhe zyrtarisht, ai është lojtar i Norwich City.

 

Sipas Sky Sport, sulmuesi shqiptar i ka kushtuar klubit anglez 9.4 milionë funte, apo rreth 11 milionë euro, shifër shumë më e ulët nga ajo që mund të kishte nxjerrë një vit më parë.

Aston Villa e donte në të kaluarën dhe Werder mund të kishte përfituar nga 24-vjeçari deri në 20 milionë euro, por kërkonin më shumë dhe si pasojë e kësaj, ai qëndroi edhe një vit në Bundesliga.

Me kontratën që do t’i skadonte në vitin 2022 dhe rënien në Bundesliga 2, Werderi u detyrua ta shesë shumë më lirë.

24-vjeçari i bashkohet Norwich Cityt pas tri sezoneve e gjysmë në Bundesliga te Werder Bremen, ku ka bërë 100 paraqitje dhe ka shënuar 27 gola, derisa ka dhuruar edhe 19 asistime.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat