Largon fokusin nga Kampionati Europian

Futboll

Largon fokusin nga Kampionati Europian

Më: 22 qershor 2021 Në ora: 19:02
Largon fokusin nga Kampionati Europian

Futbollisti i Italisë, Xhakomo Rapadori po përjeton një ëndërr teksa është pjesë e skuadrës së “azzurrëve” në Kampionatin Europian.

Edhe pse 21 vjeç, trajneri Mançini shikon një futbollist më perspektive tek Raspadori i cili cilësohet si një talent mjaft i pjekur nga shumë ekspertë të futbollit italian.

Angazhimi në Kampionatin Europian nuk e pengon Raspadorin që të vazhdojë shkallës e karrierës i cili vazhdon studimet për inxhinieri duke mos e fokusuar të gjithë vëmendjen tek turneu veror.

Një veprim i madh ky nga ana e sulmuesi italian duke marrë parasysh që pak futbollistë kanë vullnetin të përfundojnë shkollën pasi luksi dhe paraja në këtë sport nuk mungon. Fundja, dhe nëse nuk i ecën në futboll, Raspadori mund të dalë një inxhinier i shkëlqyer...

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat