Falë golit të shënuar kundër Gjermanisë, Cristiano Ronaldo ka arritur në kuotën e 107 golave me kombëtaren.
Portugezi është vetëm dy gola larg rekordit të vendosur nga Ali Daei, iraniani autor i 109 golave. Gjithçka duket mirë për CR7, i cili pritet të vendosë rekordin e radhës.
Megjithatë, ylli i Juventus duhet të shikohë pas krahëve, ku qëndron një gjigant belg 1.91 metra dhe 98 kilogramë: Romelu Lukaku.
Gjithçka niset nga supozimi që Lukaku është 28 vjeç, 8 më pak se 36-vjeçari Cristiano Ronaldo.
Në 95 ndeshje me Belgjikën, sulmuesi i Inter-it ka shënuar 62 gola, ndërsa CR7 nuk ka arritur të shënojë “as” 40 gola në 100 ndeshjet e para me Portugalinë.
Nëse do të ruajë këtë ecuri, Romelu mund ta parakalojë dhe “djegë” rekordin që Cristiano pritet të vendosë.