Prishtina rrëzon Folgoren në Champions League

Futboll

Prishtina rrëzon Folgoren në Champions League

Nga: Kemajl Goca Më: 22 qershor 2021 Në ora: 20:56
Folgore - Prishtina

(E plotësuar) - Kampioni i Kosovës, Prishtina, ka shënuar fitore me rezultat 2:0 ndaj Folgores nga San Marinos, në ndeshjen që u zhvillua në stadiumin në Elbasan.

Prishtina kualifikohet në finalen e play-off-it të parakualifikueseve në Champions League.

Është mëkat që Prishtina nuk shënoi fitore bindëse në bazë të rasteve që ka pasur, dorën në zemër Folgore ka pasur fat të madh, që nuk pësoi ndonjë debakël.

Mesfushori Endrit Krasniqi shënoi nga afërsia në minutën e 51-të, duke i siguruar fitore të madhe kampionit të Kosovës. Ai me të parën godet topin dhe e la të shtangur portierin rival.

Në minutën e 90+2, Mendurim Hoti vulosi fitoren në 0:2.

Duhet theksuar se në minutën e 16-të, Folgore me fat, tërthorësja e shpëtoi.

Prishtina, me 25 qershor do të takohet me ekipin nga Andorra Inter Escaldes, në kuadër të finales së play-off-it të par kualifikueseve. 

Inter Escaldes e mposhti me 1:0 HB Torshavn në takimin që u zhvillua në Durrës.   

Folgore – Prishtina 0:2
Stadiumi në Elbasan.

Shënues: E. Krasniqi (51’) e M. Hoti (90+2).
Kartona të verdhë: Dellova, E. Krasniqi.

Prishtina: Nika, Krasniqi, Bardhoku, Dellova (Muça 90+2+), Mici, Mankenda (Shabani 64’), Boshnjaku (Zyba 64’), Lilaj, E. Krasniqi (Prapashtica 90+2’), Kryeziu e Otto John (Hoti 64’).

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat