Futbollisti Albion Rrahmani nuk do të jetë më pjesë e KF Malishevës.
Lajmi është bërë i ditur nga vet futbollisti me anë të një postimi në rrjetet sociale.
Rrahmani i cili edhe njihet në opinionin sportiv si “Lewandowski i Malishevës”, falënderoj klubin por edhe tifozët për përkrahjen e bërë gjatë qëndrimit të tij në skuadër.
“Malishevës i dëshiroj shumë suksese në Superligën e Kosovës. Për të ardhmen time do të vendosi në ditët në vazhdim”, ka shkruar mes tjerash sulmuesi llapjan.