Luka Modriç zhvilloi një ndeshje fantastike mbrëmjen e sotme ndaj Skocisë duke realizuar dhe një eurogol nga distanca në pjesën e dytë të takimit.
Për Modriç ky ishte një gol historik, pasi bëhet lojtari më i vjetër kroat që shënon në një kompeticion të Kampionatit Europian në moshën 35 vjeç e 286 ditë.
Por jo vetëm kaq, Modriç mban gjithashtu dhe rekordin si futbollisti më i ri kroat i cili ka realizuar në Kampionatin Europian, rekord ky i regjistruar me golin ndaj Austrisë në vitin 2008.
Luka Modriç një lojtar i klasit të lartë i cili vazhdon të thyejë rekorde në nivel personal dhe klubesh.