Anglia arriti të triumfonte me rezultatin 1-0 në “Uembli” në sfidën e vlefshme për Grupin D të EURO 2020.
Goli i fitores u realizua nga Stërling në minutën e 12-të pas asistit të Grealish.
Në përfundimin e sfidës, UEFA ka zgjedhur edhe lojtarin më të mirë të këtij takimi, teksa trofeu është fituar nga talenti 19-vjeçar i Arsenalit, Bukajo Saka, i cili është zgjedhur njeriu i ndeshjes.
Mesfushori u aktivizua 84 minuta në këtë përballje, teksa ishte një nga më të dalluarit në fushë. Ai fitoi duartrokitjet e të gjithë stadiumit, në momentin e zëvendësimit, kur i la vendin Sanços.