Enis Çokaj, mesfushori i kombëtares që aktivizohet për Lokomotivën e Zagrebit në Kroaci ka folur për emisionin Sport Magazine, ku zbulon se këtë verë preferon të provojë një eksperiencë të re.
“Kampionati europian është gjithmonë kënaqësi e veçantë.
Tani presim që të luaj Kroacia dhe shpresojmë për një fitore. Këtu në Kroaci shohim makinat me flamuj që mbështesin Kroacinë rrugës. Modriç? Është edhe pak i vjetër, është edhe mosha vetë”.
E ardhmja- “Po pres që të largohem këtë verë. Shpresojmë se mund të kemi ndonjë lëvizje, por është menaxheri ai që e di. Besoj se do të jetë ndonjë vend këtu afër”, tha Çokaj.