Në datën 22 qershor të vitit 1986, ekzaktësisht 35 vite më parë, Diego Armando Maradona luajti ndeshjen më të mirë që kujtohet ndonjëherë për një futbollist në historinë e Botërorit.
Kundër Anglisë ai nxori nga repertori një gol fantastik duke dribluar këdo që i dilte përpara në fushë. Ky gol është quajtur goli i shekullit, por pati edhe një tjetër episod ku legjenda argjentinase arriti të shënonte edhe me dorë: Ishte dora e Zotit. Të gjithë rivalët e vuajtën Maradonën në atë ndeshje dhe njëri prej tyre është Terri Fenuik. Mbrojtësi aktualisht është 60 vjeç dhe ishte i vetmi që mund ta ndalte argjentinasin në atë aksion. 35 vite nga ai episod, Fenuik tregon gjithçka me detaje.
“Maradona e shkatërroi karrierën time për katër sekonda.
Në situata të tilla duhet të shkaktosh faull, por nuk mora vendimin e duhur. Ishte fragment sekonde, por unë më vonë e kuptova që bëhej fjalë për lojtarin më të madh të të gjitha kohërave. Nuk isha vetëm unë që vuajta. Ai lojtar shkatërroi këto që i doli përpara dhe nuk kishte rivalë”, ka thënë Fenuik.