Ish-ylli i Kombëtares së Zvicrës, Blerim Xhemaili, analizon kundërshtarët e mundshëm të raundit të nokautit!
Në karrierën e tij të gjatë me Zvicrën, Blerim Xhemaili, tashmë ka luajtur kundër të gjithë kundërshtarëve të mundshëm të Zvicrës për të tetën e finales, si ndaj Francës, Gjermanisë, Belgjikës dhe Portugalisë.
Belgjika? "Sigurisht që është e vështirë për të luajtur, por unë i shoh shanset për Zvicrën ndaj tyre më të mëdha sesa kundër Gjermanisë dhe Francës", tha Xhemaili për mediumin zviceran “Blick”.
Ai e konsideron Portugalinë si "kundërshtarin më të këndshëm të mundshëm".