E ardhmja e Bartlomiej Dragowski mund të jetë në Premier League. West Hami ka përshpejtuar bisedimet me Fiorentinën për të siguruar shërbimet e polakut, i cili ndiqet gjithashtu edhe nga Tottenhami dhe Interi.
Hammers nuk besojnë më te Lukasz Fabianski dhe për ta zëvendësuar 36-vjeçarin mendojnë pikërisht për bashkëkombësin e tij Dragowski.
Por West Hami nuk është klubi i vetëm që interesohet për 23-vjeçarin.
Në garë për të është edhe Tottenhami, që e sheh si pasuesin e francezit Hugo Lloris, dhe Interi, që kërkon ta ketë si trashëgimtarin e Samir Handanovicit, i cili do të largohet gjatë verës nga zikaltrit.