Shkëndija nga Tetova, kampion, Shkupi, Struga Trim & lum dhe Renova nga Xhepçishti i Tetovës, janë skuadra shqiptare që garojnë në Kampionatin e Maqedonisë së Veriut në futboll.
Siç ka mësuar media maqedone “Sportmedia”, kampionati jubilar i 30-të do të fillojë në 7/8 gusht.
“Këtë sezon do të janë 12 klube që do të luajnë në sistemin me tre raunde me gjithsej 33 javë.
Interesant, për herë të parë që kur kampionati i parë është luajtur, nga sezoni 1992/1993, Vardari nuk do të jetë në ligën elitare.
Kur bëhet fjalë për ligat e dyta, në grupin perëndimor dhe lindor, ato do të fillojnë në 21 gusht.
Kupa fillon në shtator, ashtu si vitin e kaluar, ndoshta do të luhet me një ndeshje, siç ishte sezoni i kaluar.
Përndryshe, në sezonin 2021/2022, në elitë garojnë Shkendija, Shkupi, Struga TL, Makedonija GP, Rabotniçki, Akademija Pandev, Pelisteri, Borec, Renova, Bregallnica, Tikvesh dhe Skopje”, shkrua media maqedone.