Aventurë e re për ish-sulmuesin e Anglisë dhe Liverpulit, Piter Krauç.
40-vjeçari emërohet drejtor i skuadrës së Daluiç Hamlet, e cila militon në kategorinë e gjashtë angleze.
Këtë lajm e ka bërë vetë publike klubi me anë të një postimi në profilin e tyre zyrtar në rrjetin social “Twitter”, ku shkruajnë se Krauç rikthehet pas 20 vitesh në këtë ekip për të mbuluar rolin e drejtorit të klubit.
Krauç është aktivizuar përpara 20 viteve me skuadrën e Daluiç dhe ai e la futbollin në vitin 2019 me skuadrën e Bërnlit dhe gjithashtu ka mbajtur veshur fanellat e skuadrave si Totenhem, Portsmuth, Sauthempton, Noruiç, QPR.