Giggi Buffon është tani më portiei më i ri i Parmas. Bufon u prezantua tek skuadra e cila e nisi karrierën si futbollist profesionist dhe u rikthye në klub pas 20 vitesh. Mirëpo ai tregoi se pati dy oferta të tjera, njëra nga to ishte nga Barcelona.
“Pata dy oferta por nuk doja të isha numri 2 sërish, jam lodhur duke qenë zëvendësues.
E bëra tek Juve për shkak të lidhjes që kam me klubin, por nuk do ta bëja sërish të jem i sinqert si në dy vitet e fundit.
Kisha oferta nga skuadra që luajnë në Ligën e Kampionëve, por emocionet e mia të lidhura me Parman më bindën të vija këtu.
Emocioni është e vetmja gjë që më mban të luaj dhe ardhja këtu më bën të ndihem mirë, ndihem sikur në shtëpi”, përfundoi Buffon.