Forsberg, goli i dytë më i shpejtë në Evropian!
Emil Forsberg shënoi golin e epërsisë për kombëtaren e Suedisë përball Polonisë, me çka u bë golashënuesi i dytë në Kampionatin Evropian, për golin më të shpejtë.
Pas 81 sekonda në sfidën e zhvilluar në Sent Petersburg, Forsberg arriti që të tund rrjetën e Polonisë.
Rekordi është në pronë të Dmitrij Kiriçenko nga kombëtarja e Rusisë, i cili në Evropianin e vitit 2004, për 67 sekonda tundi rrjetën e Greqisë.