Spanja arriti një triumf me manita kundër Sllovakisë duke u konfirmuar si skuadër pas kritikave të shumta nga tifozët iberikë.
UEFA ke zgjedhur njeriun e ndeshjes kapitenin Serxhio Buskets i cili bëri një debutim fantastik duke qenë i kudondodhur në mesfushë.
Mesfushori i Barcelonës mungoi në dy sfidat e para të Spanjës pasi u infektuat me Covid-19, por në ndeshjen e tij të parë arriti të bëhet protagonist.
32 vjeçari luajti vetëm 70 minuta në këtë ndeshje, pasi trajneri Enrike nuk rrezikoi ta lodhte për sfidën e radhës. Spanja kualifikohet kështu më tej si vend i dytë në grup, ndërsa Sllovakia zbret në vendin e tretë dhe eliminohet nga turneu.