Vazhdojnë rekordet për portugezin Cristiano Ronaldo.
Sulmuesi i Portugalisë shënoi para pak minutave një gol ndaj Francës.
36-vjeçari tashmë ka vendosur një rekord të ri.
Ronaldo ka arritur të shënojë më së shumti gola në Evropian dhe në Botëror nëse i mbledhim së bashku.
Në total, numri i golave të realizuar në EURO dhe në Kupën e Botës, ka arritur në 20 sosh.
Futbollisti i Juventusit ka shënuar katër gola deri më tani në “Euro2020”, dhe është afër kalimit në fazën e eleminimit direkt me kombëtaren e tij, ku do ta ketë mundësinë ta zgjerojë edhe më shumë këtë rekord.