Ndërkohë që po luhet sfida Gjermani-Hungari, në stadiumin ‘’Alianz Arena’’ ka nisur një stuhi e madhe shiu duke krijuar një re të madhe mjegulle në fushë.
Por një foto e trajneri gjerman Joakim Lëv me peshqir në dorë po bën xhiron e rrjetit.
‘’Lëv dëshiron të qëndrojë i thatë’’ shkruhet në rrjetet sociale duke e marrë momentin me humor.
Gjermania po humbet ndaj Hungarisë me rezultatin minimal 0-1 dhe pancerat duhet të fitojnë patjetër që të kualifikohen.