Në ndeshjet e 1/16-ave të Europianit janë vendosur përballë rivalët e vjetër.
Gjermania do të përballet kundër Anglisë, ndërsa kjo sfidë do t’i sjellë jo pak kujtime edhe trajnerit të “tre luanëve”, Southgate.
Ky i fundit ishte personazhi negativ i çerekfinalen e Europianit të 1996 mes Anglisë dhe Gjermanisë.
Pas gabimit të tij nga 11-metërshi, Gjermania do të fitonte këtë duel për të kaluar më tej në gjysmëfinalen e Europianit. Këtë herë është mundësia më e mirë që edhe Southgate të shlyej gabimin.