Fernando Santos më shumë sesa shortit që i ka vënë përballë Belgjikën, u druhet energjive të cilat skuadra e tij do të duhet të rikuperojë në një kohë më të shkurtër se rivalët e 1/8-ave.
Pas barazimit me Francën, trajneri luzitan ka deklaruar: “Belgjika ka pushuar më shumë se ne dhe në këtë aspekt do të jemi të disavantazhuar. Kjo i përket anës teorike sepse praktikisht gjithçka do të zbulohet në fushën e lojës ku do të jemi 11 kundër 11”.
62-vjeçari, përveç shortit, ka komentuar edhe paraqitjen e të tijve në takimin e djeshëm:
“Sa për ndeshjen e sotme jam i kënaqur sepse luajtëm me mendësinë e duhur. E kishim studiuar mirë rivalin e të njëjtën gjë do të bëjmë edhe ndaj Belgjikës. Qëllimi ynë është të avancojmë sa më shumë dhe jam i bindur që do të jetë një përballje e bukur”..