Pse u largua nga Shkëndija?

Futboll

Pse u largua nga Shkëndija?

Më: 24 qershor 2021 Në ora: 14:45
Pse u largua nga Shkëndija?

Ditë më parë i dha fund qëndrimit të tij te Shkëndija, duke prishur kontratën me pëlqim të dyanshëm, ndërsa sot u prezantua te skuadra e Borecit.

Fjala është për sulmuesin Ensar Luma, i cili për shkak mungesës së minutazhit, vendosi që të largohet nga klubi i tij i zemrës, Shkëndija, me të cilën skuadër edicionin e kaluar shkruajti historinë, duke u shpallur kampion dhe duke kontribuar me 4 paraqitjet e tij dhe 1 gol të shënuar, njofton “infOSport.mk”.

Për Lumën është kjo një eksperiencë e re, ku shpreson të tregojë cilësitë  e tij të larta prej sulmuesi dhe të ndihmojë Borecin në arritjen e objektivave për sezonin e ri.

Skuadra nga Velesi gjatë ditës së sotme startoi me përgatitjet për sezonin e ri, ku ndër të tjerash prezantuan edhe emrat e futbollistëve të rinj.

Përveç Ensar Lumës, Borecit iu bashkuan edhe Riste Karakamishev, Aleksandar Gjorgjieski, Stefan Jakimovski dhe Kristijan Nikollov.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat