PSG arrin marrëveshje me Interin për Achraf Hakimin

Futboll

PSG arrin marrëveshje me Interin për Achraf Hakimin

Më: 24 qershor 2021 Në ora: 14:55
Achraf Hakimi

PSG ka arritur marrëveshje me klubin italian, Inter për të transferuar mbrojtësin e krahut të djathtë, Achraf Hakimi.

“Parisienët” vendosën që të mos e blejnë Alessio Florenzin nga Roma, andaj e shohin marokun si pasuesi i duhur.

Sipas ESPN, PSG ka arritur marrëveshje me Interin për të transferuar Hakimin për 70 milionë euro.

Gjiganti italian është në krizë financiare, andaj do përfitojnë mjaftë shumë nga shitja e Hakimit.

Edhe vetë lojtari gjithashtu para disa ditëve ka arritur marrëveshje pesëvjeçare me PSG-në.

Ndërkohë, në garë për Hakimin deri vonë ishte Chelsea, skuadër që propozoi shkëmbim lojtarësh.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat