Kevin Prince-Boateng është rikthyer te Hertha Berlini, aty ku edhe e nisi karrierën si futbollist.
Lajmi është bërë i ditur nga klubi gjerman, përmes një njoftimi në faqen zyrtare.
Mesfushori nga Gana ka nënshkruar kontratë të vlefshme deri më 30 qershor të vitit 2022.
Boateng së fundmi ishte pjesë e Monzas në Serie B, teksa në të kaluarën ka luajtur te: Tottenham Hotspur, Borussia Dortmund, Portsmouth, Genoa, Milan, Schalke 04, Las Palmas, Eintracht Frankfurt, Sassuolo, Barcelona, Fiorentina e Besiktas.