Çmimi më i rëndësishëm individual për lojtarët pritet të fitohet nga sulmuesi i Francës, i cili nga bastet kuotohet si favorit.
Sipas “Agipronews”, Mbape si fitues i “Topit të Artë”, kuotohet me koeficientin 3.5.
Pas tij vjen mesfushori i Çelsit, Ngolo Kante, i cili fitoi Ligën e Kampioneve me londinezët dhe kuotohet me koeficientin 4.5 si fitues.
Pas tij vjen Levandovski me koeficient 5, ndërsa De Bryjne renditet i katërti i kuotuar me 7.5. Lukaku renditet i pestë me 12 koeficientin nga kompanitë e basteve.
Ronaldo dhe Mesi janë shumë larg, me portugezin që kuotohet me 20, ndërsa argjentinasi me 15.