UEFA heq rëndësinë e golit në fushën kundërshtare!
Shtëpia më e madhe e futbollit në Europë, UEFA ka marrë një vendim gjatë ditës së sotme.
UEFA ka vendosur që rregulli për golin mysafir të largohet në të gjitha kompeticionet nga sezoni i ri.
Tani goli në fushën kundërshtare s’ka vlerë. Nëse rezultati është i barabartë në dy ndeshjet, atëherë takimi shkon në vazhdime dhe në penallti.