Prishtina zhvillon nesër ndeshjen finale të raundit preliminar të Ligës së Kampionëve.
Kryeqytetasit do ta kenë përball kampionin e Andorrës, Inter Club d;Escaldes.
Kaltërebardhët kanë kryer sot testin zyrtar të COVID-19, ndërsa nda ora 18:30 do ta zhvillojnë stërvitjen e fundit para finales e cila zhvillohet në stadiumin “Elbasan Arena”.
Lajm i mirë para këtij dueli të rëndësishëm është se Leotrim Bekteshi është rikthyer nga suspendimi.
Ndërsa Leonit Abazi do të mungojë edhe në finale.