Fituesi i Kupës së Kosovës në futboll, Llapi, po përgatitet me intensitet të shtuar në Ohër, me qëllim që të janë gati për sfidën e parë evropiane, kundër Shkupit.
Tahir Batatina, kryetrajner i Llapit nga Podujeva, është i kënaqur me kushtet dhe rrjedhën e stërvitjeve.
“Punë e madhe, angazhim, disiplinë dhe motiv i lartë i luanëve që duan dhe do ta përfaqësojnë jo vetëm Llapin por edhe shtetin e Kosovës në arenën ndërkombëtare me dinjitet dhe përkushtim maksimal.
Jam shumë i lumtur si trajner i skuadrës kur shoh punën dhe motivin e tyre të lartë që po tregojnë në fazën përgatitore në Ohër në prag të ndeshjeve evropiane”, ka thënë Batatina.