Borussia Dortmund interesohet në Serie A! Objektivi mbetet një fuqizim duke ditur se edhe Sancho mund të transferohet te Manchester Untied ose Haaland pas 1 viti mund të iki gjithashtu…
Objektivi quhet Rafael Leao! Milani është duke u përgatitur të shesë portugezin në rast se do të vijë oferta e përshtatshme dhe ajo që klubi ka vendosur të pranojë.
Sipas asaj që ka shkruajtur sot SportMediaset, portugezi do të sakrifikohej vetëm për një ofertë që do të ishte e barabartë me 30 mln euro dhe jo më poshtë.
Deri tani ka pasur sondazhe, por regjistrohen edhe dy interesime konkrete si ai i Borussia Dortmund (që mund të zëvendësojë kështu Haaland) dhe Olimpique Marseille.
Pikërisht me Marseille mund të ketë përfshirje edhe të kartonit të Kamara, që i pëlqen Milanit jashtë mase, edhe pse kuqezinjtë do të preferonin vetëm “cash” në këtë rast, edhe për të rregulluar bilancet dhe nxjerrë plusvlerë të vogël për Leao që u ble 25 mln euro dhe kartonin e Diallo.