Trajneri i Gjermanisë për përballjen me Anglinë

Futboll

Trajneri i Gjermanisë për përballjen me Anglinë

Më: 24 qershor 2021 Në ora: 18:13
Trajneri i Gjermanisë për përballjen me Anglinë

Joachim Low nuk e ka pranuar se ndihet i shqetësuar me formën e Gjermanisë para përballjes me Anglinë në 1/8 e finales në Kampionatin Evropian 2020 në Wembley javën e ardhshme.

Gjermania e fitoi vetëm njërën prej tri ndeshjeve të Grupit F dhe ishte vetëm gjashtë minuta larg eliminimit, para se Leon Goretzka ta barazonte rezultatin në 2:2 kundër Hungarisë për ta mbajtur Gjermaninë në Euro 2020 në ndeshjen e fundit grupore të mërkurën.

Euro 2020 do të jetë gara e fundit e Lowit si trajner i vendit të vet pas 15 vjetëve në krye të ekipit kombëtar.

61-vjeçari e pranon se Gjermania duhet të luajë më mirë kur të udhëtojë drejt Wembley të martën, ai i hodhi poshtë kritikat për paraqitjet e skuadrës së tij deri tani në turneun e verës.

“Nuk brengosem, sepse është ndeshje plotësisht tjetër. Hungaria e parkoi autobusin, duke u mbrojtur me të gjithë futbollistët, duke u futur në çdo duel. Kundër Anglisë do të jetë plotësisht ndryshe”, tha Low.

“Ata luajnë në shtëpi, dëshirojnë të sulmojnë, pra do të jetë ndeshje e hapur; më e hapur sesa sonte. Ne duhet t’i përmirësojmë gjërat, jemi të vetëdijshëm për këtë. Duhet të jemi të kujdesshëm në ndërprerje”, shtoi ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat