Neymar shkruan emrin e tij në historinë e futbollit brazilian, pasi ka thyer rekordin e legjendës Pele për numrin e asisteve.
Në duelin e fundit me Kolumbinë, sulmuesi i PSG-së asistoi dhe e çoi në total numrin e shërbimeve për shokët në 48, një më shumë se Pele.
Objektivi tjetër i Neymar është të bëhet shënuesi më i mirë në historinë e Brazilit dhe nuk është larg.
Neymar aktualisht numëron 68 gola me Brazilin, derisa rekordi i mbajtur nga Pele është 77.