Me seancën e sotme në “Elbasan Arena”, kampioni i Kosovës, Priishtina, ka mbyllur përgatitjet për ndeshjen e nesërme finale të raundit preliminar me kampionët e Andorrës, Inter d’Escaldes.
Përveç Abazit të lënduar, skuadra ishte e kompletuar megjithëse Tolaj nuk është i licencuar.
Nën temperaturat ekstrem të larta, futbollistët tani më janë të ambientuar dhe të gatshëm për sfidën e nesërme.
Nëse skuadra nesër arrin fitoren, do të jetë hera e dytë që kalojmë raundin preliminar pas vitit 2018 në UEFA Europa League. Por, kjo do të ishte hera e parë që skuadra një kapërcim raundi do ta bënte në Ligën e kampionëve, njofton FC Prrishtina.