Një postim i pak ditëve më parë nga Maksi Lopez është kthyer në ‘’mollë sherri’’ me ish-bashkëshorten e tij Uanda Nara me të cilën ka dhe 3 fëmijë.
Ish-futbollisti u shpreh se Uanda ka 10 muaj që nuk e lejon të flas me fëmijët duke hedhur hije dyshimi mbi sjelljet e saj. Por nuk ka vonuar dhe Uanda është përgjigjur me anë të avokates së saj Ana Rozenfeld.
Kjo e fundit ka përgatitur një dosje me të cilën do të padisë Maksi Lopezin për shpifje. Sipas saj e gjitha është një histori e sajuar nga ish-sulmuesi argjentinas dhe fëmijët janë shqetësuar shumë për sjelljet e babit të tyre, pasi kanë rrjetet sociale dhe i ndjekin zhvillimet.
Avokatja u shpreh se ndaj Lopez do të kërkohet një dëmshpërblim i cili do të përdoret për ushqimin e fëmijëve pas dhe më parë ka pasur vonesa në pagesa nga ana e ish-sulmuesit.
”Fëmijët mund të flasin me babain e tyre, ata biseduan me të në Ditën e Babait dhe i thanë se nuk e pëlqyen aspak postimin e tij. Fëmijët lexojnë, kanë media sociale dhe nuk u pëlqen kjo, sepse ai akuzon mamanë e tyre dhe fëmijët janë rritur me Vandën 24 orë në 24 që kur kanë lindur”.
Kjo është një histori e nisur në vitin 2012, kur Mauro Ikardi mori gruan e shokut me të cilin ndante sulmin tek skuadra e Sampdorias.