Zvicra ka përballje shumë të vështirë, kundër kampionit në fuqi të botës, Francës.
Ndeshja luhet të hënën e 28 qershorit (në orën 21.00) në stadiumin “Nacional” në Bukuresht.
Franca në letër është favorite e madhe, por edhe Zvicra me shqiptarë i ka llogaritë e saja. Tre shqiptarë luajnë për Zvicrën, Xherdan Shaqiri, kapiteni Granit Xhaka dhe Admir Mehmedi.
Koeficientet
Zvicra mund të befasojë dhe të arrijë më të mirën.
Mjafton djelmoshat zviceranë ta kanë ditën e tyre, sidomos Xherdan Shaqiri, që shpesh herë këmba e djathtë e tij është përvëluese nga distanca.
E mira është se luhet një ndeshje, mjafton që Franca mos të jetë në mbrëmjen e tyre.
Bastet disa herë nuk ia qëllojnë në koeficientet e tyre, sidomos kur favorizojnë të mëdhenj.
“1oBet” për fitoren e Francës e ka koeficientin 151, për barazim 4.00 dhe për triumfin e Zvicrës 7.00.
“Betfair” e ka pak më ndryshe koeficientin, 1.50 për triumfin e Francës, 3.75 për barazim dhe 7.00 për fitoren e Zvicrës.
“Bet365” favorizon Francën me 1.53,për barazim e ka 3.80 dhe për fitoren e Zvicrës 7.00.