Futbollisti i Prishtinës, Besnik Krasniqi, është optimist për ballafaqimin e nesërm (20.00) kundër skuadrës nga Andorra, Inter d’Escaldes, e cila luhet në Elbasan në kuadër të finales së play-off-it të parakualifikuesve për Champions League.
“E përfunduam edhe seancën e fundit stërvitore para ndeshjes shumë të rëndësishme që kemi nesër.
Edhe pse nuk e njohim shumë kundërshtarin, ne do të hyjmë në këtë përballje që te shfaqim lojën tonë.
Jemi mjaft shumë të motivuar, të japim maksimumin, të fitojmë këtë sfidë dhe të kalojmë tutje.
Jemi të vetëdijshëm që nuk ka ndeshje të lehtë dhe as nesër nuk do të jetë lehtë, por nëse dalim në lojën tonë, jam shumë optimist që do të kalojmë tutje”, tha Krasniqi.