Gjyqtari në futbollin vendor, Lirim Jashari, ka folur për ngjarjet se kur dhoma e VAR-it e thirr gjyqtarin kryesor të takimit për një ndërprerje të mundshme.
Sipas tij, dhoma e VAR-it e thirr gjyqtarin kryesor vetëm atëherë kur plotësohen të gjitha kriteret për të qenë një penallti.
“VAR-i duhet ta thirrë gjyqtarin kryesor vetëm në momentin kur plotësohen të gjitha kriteret për të qenë penallti.
Ka raste kur gjyqtari kryesor e paralajmëron dhomën e VAR-it që të mos ketë kontrollime se a ka qenë penallti apo jo, sepse ai e ka parë shumë pastër rastin”.