Trajneri i Brazilit, Tite, e ka pësuar pasi ka folur kundër kompeticionit të Kupës së Amerikës dhe vështirësive ku po organizohet.
CONMEBOL nuk e ka falur, duke e gjobitur me 5 mijë dollarë. Në fakt shuma nuk është e madhe, por simbolika për të mos pranuar kritika është domethënëse.
“Është një kompeticion që po zhvillohet me vështirësi të mëdha. Organizatorët duhet të mbajnë përgjegjësi për gjithçka”, ka thënë Tite.
Numri një i “Seleçaos” ishte i kënaqur për faktin që skuadra e tij e fitoi këtë ndeshje. “Sigurisht që jam i lumtur, por duhet të përmirësohemi akoma më shumë në të gjitha aspektet”, tha ai.