Ish trajneri i Wolverhampton, Nuno Espirito Santo është pretendenti kryesor për t’u bërë menaxheri i ri i Tottenham Hotspur.
Spurs shkarkoi Jose Mourinho në 19 Prill dhe po kërkojnë për një zëvendësim.
Bisedimet me ish-shefin e Romës Paulo Fonseca përfunduan javën e kaluar dhe Gennaro Gattuso gjithashtu doli nga konsiderata pas protestës së tifozëve, shkruan BBC.
Nuno është lidhur me klubet me pozitat e lira menaxheriale në Everton dhe Crystal Palace këtë verë.
Nuno, 47 vjeç, u largua nga Wolves në maj pas katër vjetësh.
Ai fitoi titullin e kampionatit në sezonin e tij të parë dhe Wolves përfundoi i shtati në Premier League në dy sezonet në vijim para se të mbaronte i 13-ti sezonin e kaluar.