Maqedonia e Veriut me trajner të ri

Futboll

Maqedonia e Veriut me trajner të ri

Më: 25 qershor 2021 Në ora: 16:39
Maqedonia e Veriut me trajner të ri

Këshilli Drejtues i Federatës Futbollistike të Maqedonisë, në mbledhjen e fundit vendosi që Blagoja Milevski të jetë trajner i ri i përfaqësueses “A” të Maqedonisë.

Milevski në detyrën e re do të aktivizohet nga 1 gushti të këtij viti.

Numri një i futbollit vendor, Muamed Sejdini, faleminderoi trajnerin Igor Angelovski për kontributin e deritanishëm, ndërsa Sejdnin beson se Milevskin do të vazhdoj më sukseset e gjeneratës së artë, e cila morri pjesë në “EURO 2017” në Poloni , ndërsa pjesa më e madhe e saj ishte edhe në “EURO 2020”.

Ndërkohë Këshili Drejtuesi i FFM-së vendosi që Dragan Kanatllarovski, të drejtojë përfaqësuesen e Maqedonisë U21, nga 1 gushti.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat