Pas përfundimit të sezonit 2020/21, Muhamet Hyseni nuk gjeti marrëveshje me klubin e Llapit për të vazhduar tutje.
Hyseni u largua nga KF Llapi para 10 ditësh, megjithatë shpejtë ka gjetur klubin e ri.
GazetaBlic Sport raporton se Muhamet Hyseni ka arritur marrëveshje me klubin e Malishevës.
FC Malisheva në sezonin 2021/22 do të garojë në Superligën e Kosovës në futboll, andaj Hyseni pritet të jetë vlerë e shtuar për ekipin simpatik.
Hyseni në të kaluarën ka qenë pjesë e kombëtares së Kosovës në grupmoshar U-19, ndërsa stinorin që kaloi ishte vendimtar edhe në triumfin e Llapit në Kupën e Kosovës.
20 vjeçari konsiderohet si një nga talentët më të mirë të futbollit në vendin tonë.