Italia gati për Austrinë

Futboll

Italia gati për Austrinë

Më: 25 qershor 2021 Në ora: 17:16
Italia gati për Austrinë

Më 8 maj dëmtimi në gju dhe frika e madhe, më pas lufta kundër kohës e Marko Verratit për të mos humbur trenin e “Euro 2020” shkoi mirë.

Kundër Uellsit duhej të rikthehej me kujdes, por ndeshja e mesfushorit të PSG-së zgjati 90 minuta plus shtesë dhe ai rezultoi më i miri thuajse në të gjitha statistikat e ndeshjes.

Ja përse Roberto Mançini po konsideron ende se cilin do të aktivizojë kundër Austrisë? Po mendon për Verratin nga fillimi, por ndërkohë ka edhe alternativa të tjera në mendje dhe në mesfushën titullare përkrah Zhorzhinjos dhe Barelës ka provuar Lokatelin.

Duket ky dyshimi i vetëm i formacionit “axurr” në prag të ndeshjes së mbrëmjes së nesërme në “Wembley”. Në stërvitjen e fundit ka punuar sërish veçmas Kielini dhe ka pasur vetëm punë në palestër Florenci.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat