“Hamden Park” njihet si stadiumi i golave spektakolarë.
Pas magjisë së Zinedin Zidanit në vitin 2002, këtë herë në muzeun e veçantë do të jetë edhe supergoli i Luka Modriçit në fitoren e Kroacisë kundër Skocisë me rezultatin 3:1.
“Jam shumë i lumtur për fitoren dhe për faktin që ndihmova skuadrën që të arrinte këtë kualifikimin. Ky gol do të thotë shumë për mua.
Nuk kemi luajtur shumë mirë në dy ndeshjet e para, por kur luajmë kështu, asnjë ekip tjetër nuk na ndal.
Jemi të rrezikshëm dhe përhapim panik ndaj kujtdo. Skuadra është përmirësuar nga ndeshja në ndeshje.
E dinim që nuk mund ta humbim këtë shans të artë dhe e vetmja rrugë ishte fitorja. Jam krenar për këta futbollistë. Tani të shohim përpara, sepse mund të kemi rrugë të gjatë për të bërë”, tha Modriç.