Portieri kërkon largimin nga katalanasit

Futboll

Portieri kërkon largimin nga katalanasit

Më: 25 qershor 2021 Në ora: 18:18
Portieri kërkon largimin nga katalanasit

Barcelona vijon të jetë aktive në afatin kalimtar si në përforcimin e skuadrës ashtu edhe në largimin e atyre që nuk janë në projektin e klubit.

Portieri Neto mësohet se ka kërkuar largimin nga katalanasit pasi dëshiron një ekip ku të luajë titullar dhe shanset janë që të rikthehet në Serinë A.

Në Itali ka luajtur me Juventusin dhe Fiorentinën ndërsa tani e kërkojnë Milan, Roma dhe Inter.

Agjenti i brazilianit javën e ardhshme pritet në Barcelonë për të kërkuar largimin teksa drejtuesit pretendojnë 16 milionë euro për kartonin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat