Lojtari i PSG zbulon prapaskenën: Ja si e refuzoi Juventusin

Futboll

Lojtari i PSG zbulon prapaskenën: Ja si e refuzoi Juventusin

Më: 25 qershor 2021 Në ora: 18:46
Leandro Paredes

Leandro Paredes është pjesë e PSG prej janarit të vitit 2019. Mesfushori argjentinas ka provuar më parë të veshë edhe fanellat e Boca Juniors, Roma dhe Zenit Petersburg.

Në vitin 2011 refuzoi kalimin te Juventusi. Shkaku është i çuditshëm dhe lidhet me rolin e 26-vjeçarit, diçka që ky i fundit e kujton në këtë formë në prononcimin e dhënë për argjentinasen Ole.

“Babai im donte që të luajë si një numër 5 (organizator përpara mbrojtjes), por nuk më pëlqente ky rol. Kur erdhi oferta e Juventusit në vitin 2011, drejtori sportiv i tyre donte që të luaja si numër 5.

Ai më shihte si zëvendësuesi i Pirlos dhe donte që të luaja aty në mënyrë që Andrea të pushonte. I thashë: je i çmendur! Babai tentoi të më bindë, por në fund refuzova Juven dhe vendosa të qëndrojë te Boca Juniors“, deklaronParedes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat