Renato Sanches është gati të ndezë tregun.
Mesfushori i Lille, protagonist në aventurën triumfuese të skuadrës së drejtuar nga Galtier në Ligue 1 (titull kampion) dhe tani i angazhuar në Kampionatin Evropian me Portugalinë, ka ende një kontratë dy-vjeçare me klubin francez, por mund të ndryshojë fanellën në verë.
Sezoni i fundit ka shuar përfundimisht dyshimet për një talent që dukej se ishte humbur gjatë përvojës te Bayern Munchen; në moshën 23 vjeç, Sanches mund të bëhet mesfushori i ri i Liverpool, i cili po kërkon një zëvendësues për Georginio Ëijnaldum, i cili është transferuar me parametra zero te Paris Saint-Germain.
Kostoja e operacionit rreth 40 milion euro.