Tenton të bindë sulmuesin duke i afruar në skuadër…
Teksa të gjithë presin të mësojnë të ardhmen e Kilian Mbape, PSG-ja ka menduar t’i habisë të gjithë duke rinovuar kontratën me vëllain e tij, Etan Mbape deri në vitin 2024.
Si duket dinastia “Mbape” në klubin parisien është e destinuar të vazhdojë pavarësisht të ardhmes të Kilian Mbape i cili ka kërkuar dhe largimin nga klubi.
Etan është vetëm 15 vjeç dhe aktivizohet tek skuadra e të rinjve të PSG-së. Nuk dihet nëse kjo është arma sekrete që Mbape të qëndrojë tek skuadra franceze, por klubi sapo ka hedhur hapin e parë.