Futbollisti Endrit Krasniqi është trim i fitores së Prishtinës, me rezultat 2:0 ndaj Inter Escaldes nga Andorra, në ndeshjen finale të play-off-it të parakualifikueseve për Champions League, që u zhvillua në stadiumin në Elbasan.
Endrit Krasniqi e pati mbrëmjen e tij, realizoi dy gola, në minutën e 45-të dhe në atë të 58-tën.
Kampioni i Kosovës tregoi lojë më të mirë dhe si rrjedhojë e kësaj edhe shënuan fitore plotësisht të merituar.
Ky është sukses i madh i Prishtinës, duke iu falënderuar edhe punës së madhe të kryetrajnerit Zekirja Ramadani.
Prishtina tani ka për rival Ferencvaros nga Budapesti, në kuadër të rrethit të parë eliminator të Champions League.